Java e fundit e Ilir Metës si president. Në 5 vite PS tentoi dy herë ta shkarkonte

Kjo është java e fundit në të cilën Ilir Meta do të ushtrojë detyrën si President i Republikës, pasi me 24 korrik i përfundon mandati i tij i ploët 5 vjeçar.

Edhe pse i zgjedhur  në 2017 nga 87 votat e socialistëve dhe deputetët e LSI-së, Meta në postin E Kreut të Shtetit gjatë viti të dytë të detyrës së tij u kthye në një “mur” për qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

68 dekrete kundër ish aleatit të tij ka firmosur Ilir Meta duke shkaktuar një krizë të thellë mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit, që vite më parë kishin bashkëpunuar ngushtësisht për të ardhur në pushtet.

Konfiklti institucional mes Prsidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama nisi me 4 vite më parë kur Kreu i Shtetit doli kundër me dekret kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Refuzimi i Metës ndaj emërimit të ministrave të brendshëm Sandër Lleshaj në 2018 dhe Gent Cakaj në 2019 shkaktuan zemërim dhe akuza nga ana e Edi Ramës kundrejt Presidentit. madje për këtë çështje përfunduan edhe në gjykatën kushtetuese.

Largimi i PD dhe LSI nga Parlamenti duke djegur mandatet e tyre nxorren më shumë në pah konfliktin instiucional, por tashmë jo vetëm President-qeveri, por edhe me Kuvendin.

Akti më i paprecendtë, ishte zhdekretimi i datës së zgjedhjeve vendore, vendim pë të cilin PS nisin një nisëm për shkakrkimin e Preisdentit Ilir Meta. Por asnjëra palë nuk doli e fituar, pasi PS hyri e vetëm në zgjedhjet lokale duke mos marrë parasysh dekretin  e Metës, dhe nga ana tjetër Venecia nuk i dha mbështetje ligjore socialisteve për ta shkarkuar.

Në 2 mars 2020 Meta thirri qytetarët në sheshin para Presidencës për t’i treguar forcën e tij politike edi Ramës.

Antishpifja, zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore kanë përplasur në vazhdimësi Kreun e Shtetit me Parlamentin.

Por qëndrimi i Ilir Metës gjatë fushatës së zgjedhjeve të parlamentare të 2021 krisen më shumë marrëdhënien e Ramës me ish aletatin e tij, por sërish edhe në përpjekjen e dytë nuk arritën ta shkarkonin atë nga posti i Presidentit nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese.

Pasi 24 korrikut IlIR Meta ka premtuar  se do të kthehet aktiv në politikën shqiptare, por pa treguar nësë LSI do të jetë sërish mekanizmi i tij.

Të djelën e ardhshme Ilir Meta do t’i lirojë zyrën Bajram Begaj të propozuar dhe zgjedhur nga votat e socialistëve me 4 qershor.

Pavarësisht konfliktit mes mazhorancën e majtë, Meta nuk e kundërshtoi emrin e pasardhësit të tij, madje nxitoi duke firmosur nga Stambolli lirimin nga detyra si shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armastosura.

Përveç sfidave të detyrës si kreu i shtetit Bajram Begaj do të duhet të përballet me perceptimin publik se ai është një President i zgjedhur vetëm nga PS Edi Ramës.