Gjirokastër/ Sherr mes 2 personave, 33 vjeçari i plagosur me thikë në gjendje të rëndë

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:00, në lagjen "11 Janari", Gjirokastër.

"Si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta (thikë) 33 vjeçarin Lorenc Dida  nga Gjirokastra", njofton policia.

Lorenc Dida është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

I riu është plagosur në krah dhe këmbë.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje