Kujdes nga bombolat portative të gazit

Bombulat e vogla 5 litërshe të cilat përdoren në mënyrë portative janë shkak i zjarreve në banesa në 80 për qind të këtyre rasteve. Drejtori i Shërbimit të zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj thotë se ato duhet të mos përdoren në vazhdimësi e ndërsa mbushja duhet të kryhet vetëm në dyqane të liçencuara.

Shkëlqim Goxhaj: Bombolat portokalli nuk duhet të rimbushen. Janë bombola për tu përdorur vetëm një herë. Po ti shikojmë rastet në Tiranë nga shpërthimi i bombolave të gazit mbi 80 % janë këto bombola që i shkaktojnë.  

Për të shmangur çdo rrezik duhet që në banesë gjatë përdorimit të gazit të këtë një komunikim më ambjentin e jashtëm për qarkullimin e ajrit.

Shkëlqim Goxhaj: Në këto dhoma ku përdoren këto pajisje të lihet gjithë kohën një komunikim me mjedisin e jashtëm. Të gjitha ambientet të pajisen me sinjalizues të rrjedhjes së gazit.

Në kuadër të masave kundër zjarreve gjatë stinës së verës Goxhaj tha se po vijojnë inspektimet në të gjitha bizneset.

Shkëlqim Goxhaj: Numri i ngjarjeve nëpër bisnese ka ardhur thuajse duke rënën. Do të thotë që jo vetëm inspektorët ta në por dhe kompanitë e licencuara private po kujdesen për bizneset. Edhe bizneset janë bërë të ndërgjegjshme.

Në kuadër të sezonit Goxhaj u sugjeroi bizneseve që dopozitat e gazit të lihen në ambientet jashtë njësive të shërbimit.

Shkëlqim Goxhaj: Këto depozita duhet të rrinë jashtë ambienteve ku punohet.

1 vit më parë 4 antarë të një familje humbjen jetën në një hotel në Velipojë si pasoje e rrjedhjes së gazit. Pak ditë më parë në Tiranë një foshnja 6 muajsh nuk arriti të mbijetojë pasi banesa në të cilën jetontë më gjyshen u përfshi nga flakët