Gjykata e lartë “rrëzon” shtetin/ Në 18 muajt e fundit shumicën e gjyqeve e fituan individët

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ka publikuar disa shifra për vitin 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të 2022-shit sa i takon rasteve të rekurseve. Përmes një njoftimi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/ person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve.

Shteti shqiptar vijon t’i humbasë betejat ligjore me qytetarët e tij, pasi në vlerësimin e Gjykatës së Lartë, dhe kjo si pasojë i vendimeve të padrejta që merren nga drejtuesit e administratës shtetëtore në institucionet e vendit. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në studimin për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bën me dije se kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve.

Përmes një njoftimi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik private që përbëjnë dhe 55.3% , kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike, ose  44,6% të rekursve.

Kolegji nënvizon se i njëjti ritëm ka vijuar edhe gjashtë muajve të parë të këtij viti, ku thekson se testi i pranueshmërisë së rekursit rezulton i suksesshëm për individët.

Ndërkohë, për 2022-shin, nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, thotë se nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.

Në totalin e këtyre çështjeve, 51,46% i zënë rekurset e paraqitura nga individët, 32,7% janë rekurset e paraqitura nga organet publike, ndërsa për çështjet e prishura dhe të kthyera për rigjykim 5,71% janë rekurset e paraqitura nga individët dhe 10,1% janë rekurset e paraqitura nga organet publike”,  thuhet në raportin e publikuar nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.

Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%).