Kuçovë/ Goditën me thikë 19 vjeçarin, vihen në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi goditën me mjet të mprehtë një shtetas.

U arrestua në flagrancë  17 vjeçarët me inicialet  K.D., dhe T.H., të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë 19 vjeçarin ,A.Q., banues në Sheqëz, Kuçovë", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".