Sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare nën sulm masiv kibernetik, i sinkronizuar dhe sofistikuar nga jashtë

Sipas një njoftimi të dhënë mengjesin e sotëm (17 korrik) faqet e një pjese të institucioneve qeveritare që ofrojnë shërbime ranë.

Agjencia Kombetare e Shoqerisë së Informacionit portali qeveritar i cili shërben për marrjen e shërbimeve elektronike nga qytetarët nuk ishte i aksesueshëm.

Rreth mesditës Kryeministria përmes një deklarate për shtyp njoftoi se Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

“Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.  Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin e informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare", njofton Kryeministria.

Sipas njoftimit sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Nëse klikojmë në faqen përkatëse nuk mund të aksesojmë asgjë.

Gjithashtu vërehet se nuk mund të aksesohet as e-Albania.