Kanabis të ndarë në doza gati për shitje rrugëve të Tiranës, finalizohen 3 operacione, arrestohen 6 persona

Janë arrestuar 6 persona në Tiranë pasi ju është gjetur kanabis i ndarë në doza gati për shitje.

Arrestimi i tyre u bë falë finalizuan me sukses të 3 operacioneve policore të koduara "Cooper", "The departed" dhe "Seller".

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Cooper” u bë arrestimi në flagrancë i  24 vjeçarit D. K., i  32 vjeçarit  K. V., si dhe i 34 vjeçarit  R. K..

“Në rrugën "Tefta Tashko", 24 vjeçari  D. K., në ambientet e një lokali ka takuar shtetasin K. V. Dhe 34 vjeçari R. K., të cilëve iu ka lënë një qese të dyshuar me lëndë narkotike, në automjet. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. K. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, njofton policia.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "The departed" u bë arrestimi në flagrancë i  19 vjeçarve  E. H., , dhe B. M., të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Dy të rinjtë pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa, e ndanin në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Sakaq në kuadër të operacionit policor të koduar "Seller" u bë arrestimi në flagrancë i 27 vjeçarit M. Z., ,banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Ai pasi  siguronte lëndë narkotike cannabis sativa, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në rrugën "Perlat Rexhepi" dhe në zona të tjera të Tiranës.