Vendi përvëlohet nga i nxehti, ja sa do të shkojnë temperaturat sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Korrik 2022, 10:05
Sipas MeteoAlb: Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, por në zonat e thella malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.
Ndërsa në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku në zonat Verilindore dhe pjesërisht Lindore vranësirat do pësojnë zhvillime të përkohëshme të cilat do të sjellin shira të pakët dhe të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë.
