Dyndje e pushuesve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, rëndohet trafiku

Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë është shoqëruar me trafik të rënduar mëngjesin e kësaj të diele.
 
Situata më problematike paraqitet në superstradën nga Miloti në drejtim të Lezhës, ku nga fluksi i lartë i automjeteve në disa raste është krijuar dhe bllokim total i qarkullimit.

Ndërkohë për të ndihmuar sadopak në lehetësimin e lëvizjes në pika të ndryshme janë vendosur efektiv të policisë rrugore.