Votimi në Maqedoninë e Veriut, kryediplomatja gjermane: Putin jo vetëm s'ja doli të ndajë Europën por ajo po rritet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 19:40
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaron se Maqedonia e Veriut bëri sot një hap të madh drejt anëtarësimit në BE.
Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se votimi për kompromisin nuk ishte i lehtë për Parlamentin.
"Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE është premtuar prej kohësh dhe është i vonuar, edhe si një sinjal: Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane" shkruan ajo.
Kryediplomatja gjermane thotë se vendimi i sotëm ishte pikërisht përgjigja që na duhet si përgjigje ndaj sulmit ndaj rendit tonë të paqes evropiane.
"Kjo nuk është ajo që presidenti Putin synonte. Ai u përpoq të ndante Evropën por Evropa jo vetëm po bashkohet, por po vazhdon të rritet".

