Selenicë, futet me dhunë ne banesë, i merr paratë çiftit dhe më pa largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 12:45
Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Brataj, Selenicë.
Një grua ka denoncuar në polici se ajo dhe bashkëshorti i saj janë kanosur dhe dhunuar nga në person i cili ka marrë edhe një shumë parash më pas.
“Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
