Zhbllokimi i negociatave, kryetari i FRD-së Shehu: Lajm më i bukur për shqiptarët që presin 30 vjet

Kryetari i FRD, Sali Shehu, pershendet vendimin historik permes te te cilit Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Në një deklaratë për mediat, Shehu deklaron se pas ketij vendimi vjen menjëhere konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet të martën, ku nisin  zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Ky eshte lajmi me i bukur per gjithe shqiptaret te cilet presin per 30 vite qe ta shohin Shqiperine si anetare te Bashkimit Europian.Urime parlamentit te Maqedonise Veriut , urime gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen" shprehet  kryetari FRD Sali Shehu.