Maliq/ Mjeti del nga rruga, dërgohet në spital pasagjerja
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq, pranë fshatit Kolanec, ku një mjet ka dalë nga rruga duke plagosur pasagjeren që ndodhej brendas tij.
Për pasojë vajza është dërguar në spialin e Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa është shoqëruar drejt komisariatit drejtuesi i mjetit.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit.
"Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Jeep", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën," njofton policia.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.




