VIDEO/Ali Ahmeti ia merr këngës me çifteli pas miratimit të propozimit francez
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ia ka marrë këngës pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.
Pamjet e ndara nga Hadi Osmani, tregojnë zv.ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Nazim Bushi dhe liderin e BDI-së Ahmeti duke udhëtuar në makinë dhe duke kënduar këngë patriotike me çifteli.
“Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian. Bashkë për Maqedoni Europiane” ka shkruar Bushi.
Më herët në një postim në facebook pas votimit të propozimit francez në Kuvendin maqedonas, Ahmeti shkruante se Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një ëannabe Zelenski nga AliEkspresi.
"Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot nevojën për ndryshime kushtetute në vend, duke u bazuar në propozimin francez ku parashihen ndryshime rrënjësore në vend, për hir të integrimit të Maqedonisë në BE.

