Turistët serbë të bllokuar në Valbonë, helikopteri nuk ulet dot, forca nga Kosova për shpëtimin e tyre

Ditën e sotme kanë mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur të Tropojës disa turistë serbë. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e infarktit.

Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë helikopteri nuk ulet dot dhe forcat e shpëtimit janë nisur më këmbë. Në ndihmë të tyre janë nisur dhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Kosova.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar," thuhet në njoftimin e policisë.