Denoncimi i fortë i Berishës: Qeveria urdhëron përdorimin vaksina anti-covid të skaduara, mos i pranoni!
Përmes postimi të një mesazhi nga qytetari digjital, kreu PD-së bën me dije se në vendin tonë po përdoren vaksina anti-covid të skaduara.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, që u mbaron skadenca në 31 korrik, për tu shtyrë deri në 31 tetor.
Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Berisha: Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut! Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital: Përshëndetje dr. po ju informoj se jemi urdhëruar te vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdhrit duhet qe ketë lot ta përdorim gjere ne tetor.

