Arrestohet shoferi që aksidentoi 12-vjeçarin në Kavajë, në Tiranë dy të proceduar për dhunimin e dy grave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 16:02
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës për aksidentimin e një të mitur. Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Z. D., 61 vjeç dhe G. D., 29 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe B. D., 53 vjeçe.

