Beqiri: Nëse martesë ka në themel dashurinë vështirësitë kapërcehen më kollaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2022, 21:15
Nexhi Beqiri Avokate në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për martesën dhe si ka evuluar tradita e lidhjes martesore në kohë.
Beqiri u shpreh se: Unë them që martesa është një shumatore, në kuptimin që dashuria është elementi themelor dhe në qoftë se një martesë ka në themel dashurinë natyrisht që vështirësitë kapërcehen më kollaj dhe ato që do të dalin gjatë jetës.
Njëkohësisht lidhje, bashkëpunimi pra kjo lloj kontrate ndonjëherë edhe në formën e marrëveshjes juridike kur bëhet celebrimi, kur bëhet lidhja ligjore në gjendjen civile kjo lloj martese që të jetë dhe më e gjatë dhe të mos ndodhin ato zgjidhjet e martesës kur ka në themel dashurinë natyrisht që janë më solide.
