Qeveria mbron amnistinë fiskale: Instrument i jashtëzakonshëm, përjashtohen zyrtarët e subjektet e OFL-së
Pavarësisht kritikave, duket se qeveria shqiptare nuk do të tërhiqet nga amnistia fiskale e përmendur disa herë edhe nga kryemisnitir Rama.
Kështu, ditën e sotme është duke u mbajtur një dëgjesë me grupet e interesit për këtë amnisti që do të ndërmarrë qeveria.
Zv. kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj u shpreh se ky është një instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likuiditete e domosdoshme.
Ahmetaj: Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likuiditete e domosdoshme. Është hera e parë që propozohet legalizimi i kapitalit. Amastia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet. Te kategoritë e përjashtuar, ata janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Mundëson ligjësimin e pasurive të deklaruar ose të paregjistruar, amnisti fiskale dhe penale për të gjitha subjektet përfituese.
Përjashtohet zyrtarët e sotëm, të djeshëm, familjarët e tyre dhe politikanët bashkë me familjarët e tyre. Përjashtohen individët e skeduar ndërkombëtarisht dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe të paverifikuar. Pasuritë nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite, për të vërtetuar qëllimin e amnistisë.
Pasuritë e deklarueshme dhe kemi marrë shembuj nga Italia, Spanja apo Holanda dhe SHBA, shuma në të holla, sende me vlerë, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajt e parë dhe ka të bëjë dhe me urgjencën tonë si qeveri për të parë buxhetin dhe më pas pjesën që i takon ekonomisë dhe merakun që kemi ne për materializmin ekonomik përballë invazionit rus dhe 10% në 5 muajt e dytë. 2 milionë euro është kufiri, por jo individi, e gjithë familja. Para cash nuk tërhiqen dot deri në afatin e përfundimit të procesit.
