Drejtësia përballë politikës, Manja: KLGJ dhe KLP të nisin verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Demokratët dhe socialistët kanë ndarë mendime të ndryshme për punën vjetore të ograneve të drejtësisë. Për opozitën drejtësia e re ka funksionuar mbi qytetarët e thjesht dhe jo mbi njerëzit që shkelin ligjin por mbrohen nga qeveria e Edi Ramës. Ndërkohë nga ana tjetër, qeveria ju ka lënë detyrë KLP dhe KLGJ për detyrat e tyre mbi procesin e vettingut, ndërsa edhe njëherë ua bëri të qartë avokatëve që nuk do të ketë tërheqje nga harta e re gjyqësore.
Institucionet e pavaruara të drejtësisë kanë raportuar përpara të zgjedhurve në Parlament.
Drejtuesi i Prokurorisë të Posaçme, Arben Kraja, bëri bilancin e punës vjetore të 2021, por kritikat ndaj tij nuk munguan nga ana e qeverisë nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.
Kraja: Gjatë 2021 janë regjistruar15 procedime penale, janë hetuar 25 persona, janë dërguar për gjykim tre procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 11 të pandehur si dhe janë konfiskuar produkte të veprës penale, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë bi 70 mln euro.
Manja: Inkurajojmë që numri i procedimeve kryesisht apo hetimeve proaktive të rritet, mbetet prioritar plotësimi i strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pas përfundimtit të raportimit të tyre, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ju dha porosi drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që të nisin punën për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Manja: Ka ardhur koha që KLP të fillojë me vlerësimin e prokurorëve pavarësisht procesit të vettingut. Edhe për KLGJ rekomandohet të fillohet me procesin e vlerësimit etiko-profesional të gjyqtarëve.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, pasi e mori fjalën në Parlament mes shumë debatesh, kishte disa pyetje për SPAK-un?
Berisha: Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK-ut, KLGJ-së dhe me radhë që t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Ramës që ka deklaruar se e ka blerë me 2 euro? Pse nuk hetohet pallati i familjes Basha për të cilën nuk kanë asnjë faturë tatimore dhe ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin me 11 milionë euro? Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Ramën, Ahmetajn, Agaçin dhe Veliaj, për aferën e djegësave.
Qëndrimi i Berishës ndaj punës së drejtësisë u lexua politikisht nga ministri Ulsi Manja.
Manja: Sa herë ka zor ky njeri sulmon drejtësinë sepse ishte mësuar të mbante prokurorin e përgjithshëm, kryetarin e gjykatës së lartë, drejtuesit e prokurorive, në paradhomë. Ju thoshte: Merrni këtë listë dhe bini opozitës së kohës.
Në të njëjtën linjë me Berishën ishte edhe demokratin Gazmend Bardhi, sipas të cilit drejtësia e pavarur funksion vetëm për qytetarët e thjeshtë, ndërsa mbrohen nga radari i drejtësisë klientët e qeverisë.
Bardhi: Edi Rama e di se për oborrin e tij e ka vënë poshtë vetes drejtësinë me prapashtesën e re por që është më e vjetëruar se drejtësia e vjetër.
Edhe njëherë qeveria shqiptare ua bëri me dije avokatëve se nuk ka më kthim pas për hartën gjyqësore.
Manja: Të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, është mekanizmi i duur në zbatim të ligjit për organizimin dhe funksionimin e sitemit gjyqësor dhe që do ti japë zgjidhje shumë problematikave.

