Në automjetin e blinduar i gjenden armë, para dhe bizhuteri, prangoset 59-vjeçari nga Kruja

Qarkullonte me armë zjarri në automjet të blinduar në rrugët e Tiranës, vihet në pranga 26-vjeçari.

Atij i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, bizhuteri floriri, një shumë parash dhe automjeti i blinduar.

Armët ju gjetën gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin S. R., 59 vjeç, në Kashar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në Kashar, një shtetas i armatosur po lëvizte me një automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driving”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. D., 26 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".” – njofton policia.

Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.