Mali i Çikës 4 ditë në flakë, zjarrfikësit e ushtarët ndërhyjnë nga toka

Me kazma e lopata në duar, efektivët e ushtrisë shqiptare u nisën sot drejt Malit të Çikës, në Dhërmi, aty ku prej 4 ditësh zjarri po vijon të djegë sipërfaqe.

90 ushtarë mbërritën paraditen e së enjtes në terrenin e vështirë.

Vetë prefekti i Vlorës Flamur Mamaj pranoi se zjarri është aktiv në një pjesë të vështirë të Malit, ndërsa ndërhyrja rrezikon edhe jetën e efektivëve.

Flamur Mamaj: Kuptohet që në lartësi të tilla dhe në terren që është krejtësisht I thepisur me humnera me thepira dhe me terren shkqmbor digjet vetëm zonë barishtore.

Mamaj tha se rreziku ka kaluar, ndërsa shtoi se I është premtuar ndërhjyrja nga ajri.

Flamur Mamaj: Siç e shihni ka mbetur vetëm një vatër zjarri që është e shkëputur në një terren të thepisur I cili është I pamenaxhueshëm nga forca njërëzore. Jemi në kontakt me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes civile e cila na konfirmon që do të vijë një helikopter që do të bëjë të mundur eliminimin e kësaj vatre.

Për 4 ditë me radhë zjarri në Malin e Çikës në Vlorë ka djegur rreth 70 hektarë sipërfaqe, ndërsa terreni i vështirë ka bërë që edhe ndërhyrja të jetë e pakët.

Ndërmohë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi publikoi një hartë në të cilën shihen të gjitha avtrat e zjarrit të shaura gjatë kësaj jave dhe dy vatra që janë aktive.