Rezoluta e Srebrenicës, Tritan Shehu: Votuam në mënyrë absurde, pa ditur rezultatet. Të ripërsëritet

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka hedhur akuza në Kuvendin për miratimin e rezolutës së Srebrenicës.

Ai tha se votimi ishte absurd pasi u votua pa ditur tekstin final dhe kërkoi që votimi të ripërsëritet.

Tritan Shehu: Ne votuam në një mënyrë absurde. Votuam amendamentet tekstin final, pa ditur rezultatet e amendamenteve ne u futëm në tekstin final. Është në kundërshtim me rregulloren. Dhe kjo bëhet sepse ju keni implementuar një teknikë votimi në kundërshtim me rregullore, për të fshehur të vërtetë, për të fshehur sio votojnë deputetët kur çdo gjë duhet bërë në kohë reale. Kërkoj të përsëritet votimi në tërësi për rezolutën tashmë që njihen rezultatet e amendamenteve sepse votimi në tërësi bazohet në rezultatin e amendamenteve.