Avokatët protestë për hartën: Qeveria po kthen sistemin e komunizmit pa mbrojtje ligjore
Avokatët nga e gjithë Shqipëria protestuan në Tiranë kundër hartës gjyqësore. Maks Haxhia tha se kërkesat e dhomës kombëtare të avokatisë nuk u degjuan dhe se sistemi i ri i gjykatave do të rrisë kostot për qytetarët. Nga ana tjetër avokatë të tjerë thanë se profesioni i tyre po nëpërkëmbet nga shteti që mesa duket synon të kthejë sistemin e kohës së komunizmit kur mbrojtja ligjore nuk ishte pjesë e drejtësisë.
Avokatët nga e gjithë shqipëria protestuan para këshillit të lartë gjyqësor në tiranë, kundër hartës së re gjyqësore
Kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, Maks Haxhia, theksoi se kërkesat e tyre nuk janë dërgjuar duke shtuar se harta e re gjyqësore vështirëson aksesin në drejtësi dhe për më tepër, shton kostot në xhepat e qytetarëve
"Gjithë problematika dhe propozimet tona nuk u morën parasysh. Kjo hartë gjyqësore do të bjerë në kurriz të xhepave, kostove dhe kohës së tyre tepër të vyer," tha ai.
Avokati Genc Gjokutaj, e cilësoi fyese për profesionin e avokatit këtë që ka ndodhur me hartën gjyqësore
"E gjithë avokatia është ngritur në këmbë është nëpërkëmbur, nuk e konsideroj si institut," tha ai.
Përfaqësues të dhomës së avokatisë së vlorës, ironizuan më tej qëndrimet këmbëngulëse të mazhorancës për hartën gjyqësore duke huazuar periudhën e regjimit komunist kur avokatia nuk ishte pjesë e sistemit gjyqësor.
"Duan ta heqin dhomën e avokatisë ata, se ashtu ka qenë. Në vitet 60 nuk ka patur avokati në Shqipëri," tha ai.
Prej më shumë se tri javësh, avokatët në të gjithë vendin po bojkotojnë seancat gjyqësore dhe masat e sigurisë në kundërshtim të projektit të KLGJ-së për hartën gjyqëesore e cila parashikon shkrirjen e gjykatave të shkallës së parë dhe apelit në disa qytete të Shqipërisë duke i përqendruar ato në Tiranë.









