“Kur flet opozita ikin anëtarët e qeverisë”, Sula: E palogjikshme të çelet seanca plenare pa kuorum
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se seanca parlamentare po zhvillohet në kundërshtim me ligjin.
Dashnor Sula: Sot kemi një seancë ku raportojnë 5 institucione të drejtësisë ILD, KLGJ, KLP, Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK. Ta marrin vesh të gjithë qytetarët shqiptarë që jemi në muajin e shtatë të këtij viti dhe akoma nuk kemi përfunduar projektrezolutat. Dhe i ngelen 4 muaj për rekomandime të cilat do të japi ky kuvend për të zbatuar këto institucione të pavarura të drejtësisë. Është e palogjikshme për deputetët të çelet seanca plenare pa qenë kuorum, pa qenë numri i nevojshëm për tu çelur seanca plenare. Dhe unë e verifikova dhe ishin 49 deputet, nuk është normale. Anëtarët e qeverisë kur ne ngremë probleme nuk janë këtu.
