Instat publikoi shifrat e korrupsionit, Meta: Rekord i papranueshëm, por s'është surprizë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka regaur nëpërmjet një postimi në Facebook mbi shifrat e fundit të publikuara nga Instat mbi nivelet e korrupsionit në Shqipëri.
Ai këtë e cilësoi si një rekord të papranueshëm që njëherazi pritej sipas tij me abuzimet e fondeve publike përmes inceneratorëve, PPP-ve e koncesioneve.
"Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.
Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.
Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!" tha ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.
