Tiranë/ Ktheu lokalin në vend përdorimi droge, arrestohet autori

Është arrestuar një person i cili kishte përshtatur lokalin në një vend për përdorimin e drogës në Tiranë.

I arrestuari është 40 vjeçari me inicialet R. Z

“Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të 40 vjeçarit shtetasit A. N. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Mbi A.N. banues në Tiranë, i cili gjithashtu u arrestua rëndon vepra penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe u proceduan në gjendje të lirë S. B për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.