I dërguar gjerman për Ballkanin: E mbështes anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kanë pritur 30 vjet!

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviç, është shprehur se e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Në lidhje me këtë, sipas tij, duhet një reformim i organizatës për çështjen e vetos. Sipas tij Shqipëria ka 30 vite që pret për anëtarësimin, ndërkohë që ai e mbështet një gjë të tillë.

Në këto dinamika në gjithë këto problematika e çështje, na duhet një reformim i BE-së dhe kancelari Scholz e ka thënë këtë gjë. Ky instrument vetoje është përdorur shumë shpesh për instrument egoje.

Nëse më pyesni mua do thosha po, sigurisht, pse mos të ulet Shqipëria në vendet evropiane në të njëjtën tryezë, pa të drejtë vote dhe vetoje, por sërish të marrë pjesë? Kanë pritur 30 vjet.

Jepini njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE-së në vendin e tyre, mos e merrni në vendet e tjera vetëm se nuk jeni gati që Shqipëria të jetë në tryezë. Nëse më pyesni mua, unë e mbështes këtë,' tha ai.