Tiranë/ Shiste kokainë në doza, në rrugën "Prokop Mima", arrestohet 22 vjeçari

Arrestohet një person i cili shpërndante lënë narkotike rrugëve të Tiranës.  

“Në rrugën "Prokop Mima", shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë”, njofton policia.

22 vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën "Prokop Mima".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.