Dhënia e Butrintit me koncesion, shoqërisë civile në protestë para parlamentit
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë mbajtur protestë para parlamentit ditën e sotme për dhënien e Butrintit me koncesion.
Ata shprehen se ata deputet të vilët përkrahin atë marrëveshje do të njihen si deputet të tradhtisë kombëtare.
"Ju lutem, deputetëve sot të votojnë pro dekretit të presidentit. Unë mendoj se ka deputetë edhe të majt edhe të djathtë të cilët do ti thërrasin sot koshiencës së tyre sepse ndryshe do të përfundojnë si atëherë kur votuan ligjin për importin e plehrave do hyjnë në histori si deputet të tradhtisë kombëtare. Jemi këtu për të shpëtuar kombin nga shteti në këtë deregje kemi arritu."
Gjatë protestës ata u shprehën se qytetarët nuk janë pyetur dhe se Butrintin e konsiderojnë si mall tregu.
Deputetët në seancë parlamentare sot do të votojnë për marrëveshjen e dhënies me koncesion të Butrintit.
Marrëveshja për Butrintin u miratua disa javë më parë në parlament, por u konsiderua antikushtetuese prej presidentit.
