Kryetari i PD Pogradec: 7 Korriku dëshmoi se vendi tashmë ka opozitën e vërtetë krahë të qytetarëve
Kryetari i PD Pogradec, Genti Çela, ka komentuar protestën e 7 Korrikut, ku mijëra qytetarë, u mblodhën para kryeministrisë, për të protestuar për një sërë problemesh në vendin tonë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Çela tha se qëllimi i protestës nuk ishte bashkimi i PD por gjithëpërfshirja e qyetarëve.
Ai tha se në protestë kanë marrë pjesë edhe persona të cilët kanë votuar kundër PD.
Genti Çela: Protesta prodhoi një PD më të bashkuar. Qytetarët të lirë të këitj vendi, demokratë, deputetë të cilët kanë qenë të pabashkaur, të përçarë deri në njëfarë mase, në përjashtim të dy tre deputetët të PD, të gjithë deptetët e tjerë ishin atje. Qëllimi I protestës nuk ishte bashkimi I PD, por ishte gjithëpërfshirje. Në protestë kemi takuar dhe njerëz të cilët vitet e fundit nuk kanë votuar për PD. Mbi të gjitha ajo prodhoi një PD të dalë nga partia shumë vjeçare, nga përgjumja shumëvjeçare, duke I garantuar qytetarët shqiptarë se kemi një PD që nuk flirton me pushtetin dhe oligarkët. Tani të gjithë kuptojnë se PD është në betejë të hapur me regjimin.
Çela tha se qytetarët nuk morën pjesë në PD për Sali Berishën, por për hallin e vet.
Genti Çela: Qytetarët nuk morën pjesë as për PD-në, as për Sali Berishën por për hallin e vet, për të qenë përballë këtij regjimi. Për të protestuar për shpopullimin, për tenderat mafioze, për hallet e pafundme, për shëndetësinë në kolaps.
Ai tha se protesta nuk ishte për certifikuar Sali Berishën, pasi sipas tij tashmë është e qartë se kush e drejton PD.
Genti Çela: Ka pasur një sërë proces brenda PD të cilët kanë certifikuar Berishën si kryetar të PD-së duke nisur nga 11 dhjetori në ‘Air Albania’, më pas 8 dhjetor, 6 mars dhe duke u finalizuar me votimin për të zgjedhur Berishën si kryetar i PD. Protesta ishte për të ardhmen e Shqipërisë, për problemet që ka Shqipëria. Tashmë nuk ka dyshim se kush e drejton PD. Tani betejën e kemi me PS.
