Theu bojkotin dhe mori pjesë në seanca, Dhoma e Avokatisë “ndëshkon” avokatin nga Fieri, i heqë licenca për tre muaj
Komisioni i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë vijon mbledhjen lidhur me ankesat që kanë mbërritur nga dhomat e avokatisë në rrethe për shkelje të bojkotit.
Teksa mbledhja është në vijim për diskutimet emër për emër ndaj 15 avokatëve që kanë shkelur bojkotin, është marrë mes diskutimeve të shumta dhe debateve vendimi për pezullimin me afat 3 mujor të avokatit Nexhip Dauti, pjesë e dhomës së Fierit.
Ai është një nga avokatët që ka shkelur vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për bojkotimin e masave të sigurisë dhe seancave të përgjithshme gjyqësore.
Mbledhja e Komitetit të Disiplinës po vijon që prej orës 14:30 mes debateve, ku ka zëra edhe për ndërprerje të bojkotit.
Njoftimi:
Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI :
Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier .
Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!
