Debati për hartën e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bëni më parë "territorialen"! Llagami: Vendimi përfundimtar

Harta e re gjyqësore ka sjellë debat në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, u ka kërkuar deputetëve të pezullohet derisa të bëhet harta teritoriale. Ndërsa kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se projekti i dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë është perfundimtar dhe produkt i grupit të punës.

Është zhvilluar me dabate seanca dëgjimore në komision te ligjeve për hartën e re gjyqësore.

Duke u shprehur edhe një herë kundër kësaj harte, kreu i Dhomës Kombëtarë të Avokatisë Maksim Haxhia propozoi pezullimin e procesit duke sugjeruar kryerjen e reformës territoriale më parë.

Ai tha se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë kundër këtij projekti dhe e vetmja kërkesë që u është marrë parasysh ka qenë lënia e gjykatës së Sarandës, e kjo sipas tij ishte politike.

Haxhia: Kërkesa jonë e fundit është: Pezulloni këtë proces të hartës së re gjyqësore, bëni hartën territoriale sepse pushtetet shkojnë paralele nga pikëpamja e organizimit. Pastaj në bazë të hartës territoriale bëhet fatura, zgjidhja përfundimtare. Të mos bëjmë zgjidhje që të bëjmë prapë zgjidhje. Të mos vëmë gurin e shtrembër në themel, ngrejmë katet dhe pastaj prishim katet.

Ndërkohë kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor u shpreh se harta e re është zbatimi i reformës në drejtësi që e kanë miratuar vetë ligjvënësit, ndërsa mohoi se ka patur ndërhyrje politike.

Llagami: Nuk ka qenë një produkt i Edi Ramës dhe i firmosur nga Naureda Llagami. Ka qenë një produkt i grupit të punës dhe duke qenë i tillë kemi vënë në dijeni si Kryeministrin dhe Kuvendin, që ju lutem të përshpejtohet ky produkt sepse është kohë e nevojshme të reagojmë duke pasur parasysh dhe humbjet që ne kishim në sistem.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se KLGJ duhet të japë argumente që nuk është një vendim i kryeministrit Edi Rama.

Në përgjigje të Bardhit, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, tha se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës dhe ka qenë gati që në vitin 2020, ndërsa vonesa e implementimit të saj po sjell pasoja sipas saj vendimi i KLGj-së është përfundimtar.

Debati për hartën e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bëni mëDebati për hartën e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bëni mëDebati për hartën e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bëni mëDebati për hartën e re gjyqësore, Maks Haxhia: Bëni më