A ngjan kriza e Sri Lankës me Shqipërinë?

Avokati Altin Goxhaj në një intervistë për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth asaj se çfarë e lidh krizën e Sri Lankës me Shqipërinë.

Goxhaj tregoi dokumente që sipas tij janë element përbashkues të Shqipërisë dhe Sri Lankës.

Altin Goxhaj: Unë mund t’ju tregoj ju faturën financiare të Shqipërisë dhe Sri Lankës që është në të njëjtin buxhet, në të njëjtin përfitues, me të njëjtin donator dhe mbi të gjitha me të njëjtin staf në të njëjtën periudhë kohe. Kjo këtu është fatura financiare e Sri Lankës (tregon faturën) dhe  e Shqipërisë.

Është një dokument i marrë nga Universiteti i Harvardit. Është marrë nga një seksion i pavarur i tij i cili ka drejtor Rikardo Hausman. Ka qenë në Shqipëri disa herë në takime me diasporën, qeverinë shqiptarë, me Bankën Botërore. Ky është drejtor i një institute të themeluar nga grekët, që financohet nga Soros për Shqipërinë dhe Sri Lankes për të njëjtin projekt.  

Koncerti i PPP-ve është një dokument në 7 gjuhë përfshirë dhe shqip i botuar nga mediat e soros e cila paraqet Shqipërinë si rast botëror që duhet ndjekur. Thuhet mënyra më e mirë do të ishte që qeveria të ndërtojë rrugën dhe pastaj të japë me koncesion mirëmbajtjen dhe përdorimin e saj.  Hausman është ideatori dhe zbatuesi i të gjitha PPP-ve në Shqipëri që e transferoi dhe në Sri Lanka. E dyta ligji për investimet strategjike e ka shkruar ky institut."