E priti vëllain me plumba pistolete, ja cilët janë dy vëllezërit që u përplasën te lokali “Bora-Bora”
Beniamin dhe Eduard Kondi, dy vëllezërit që u bënë protagonistë të ngjarjes kriminale në lokalin e plazhit Bora-Bora në Rradhimë, janë të njohur për policinë e qytetit të Vlorës.
Burime pranë policisë thanë për Ora News se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur në Angli dhe më pas është transferuar edhe në Shqipëri.
Sipas policisë kriminale, Eduard dhe Beniamin Kondi, janë vëllezërit e Arianit Kondit, personit të dënuar me 8 vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes së Ergys Gjioveshaj.
Mësohet se mesnatën e 20 prillit 2017, në një lokal tallava tek “Uji i Ftohë” në Vlorë, një konflikt mes dy grupeve të rinj, përfundoi në të shtëna me armë.
Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjioveshajn.
Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari, Gjioveshaj.
Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur edhe shtetasit Florian Hila, muzikantë në lokalin ku ndodhi ngjarja, Arsonel Llanaj, klient dhe Arta Luka kliente në lokal.
Pas ngjarjes policia arrestoi 19-vjeçarin Gani Tozaj dhe 23-vjeçarin Eljaso Çela, ndërkohë që në kërkim shpalli Arianit Kondi.
Ky i fundit mundi të largohet dhe të qëndrojë për disa vite në Angli, ku dyshohet se i është future tregtisë së drogës.
Por në tetor të vitit 2020, Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster Angli, shpalli në kërkim Arianit Kondin, dhe policia Britanike këshilloi banorët, që nëse e shihnin atë në rrugë të mos i afroheshin, duke e konsideruar si një individ tepër të rrezikshëm.
Arianit Kondi, kishte mundur të largohej nga Anglia dhe të hynte në territorin Shqiptar, ku qëndronte në Vlorë.
Por 4 vjet pas vrasjes së Ergys Gjioveshaj, në muajin shkurt 2021, Kondi arrestohet nga policia e Vlorës dhe se aktualisht është duke vuajtur dënimin me 8 vjet heqje lirie për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”.
