Zjarr i madh në Memaliaj, digjen 2 ha tokë bujqësore dhe kullote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 17:11
Zjarr i madh ka përfshirë tokën bujqësore dhe kullote në Memaliaj.
Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve të Memaliajt. Këta të fundit kanë bërë të mundur avancimin e flakëve në drejtimin verior.
Ngjarja ka ndodhur në Mogila gati 5 kilomentra në Veri të Memaliajt ku flakët kanë shkaktuar djegien e më shumë se 2 ha tokë bujqësore dhe kullote.
Zjarrfikësit në Memaliaj po luftojnë me flakët.
