Zjarri zbret në qytetin e Vlorës, flakët kërcënuan banesat

Vlora nuk po gjen qetësi nga zjarret këtë verë. Një vatër zjarri u shfaq mbrëmjen e sotme në lagjen "10 Korriku" që ndodhet pranë zonës së Skelës.

Dyshohet se është vendosur qëllimisht nga disa përdorues lëndësh narkotike që qendrojnë te godinat e braktisura që ndodhen në zonë.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e efektivëve të zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve që rrezikoi banesat që ndodheshin shumë pranë zjarrit.

Më herët në Panaja një zjarr i përmasave të vogla dogji një sipërfaqe të vogël me shkurre dhe 4 rrënjë ullinj.