Trashëgimia kulturore te privati, Tare: Jemi barbarë, të merremi me turizmin e barinjve se ndoshta kthehemi në origjinë

Zhvillimi i vrullshëm nuk ka prekur vetëm Tiranën por edhe bregdetin.

Tare: Nuk ka më një arkitekturë tradicionale.Ti shkon në Palasë dhe Dhërmi, nuk ke më pëshkatarin por ke gjithë çunat e bllokut dhe nuk ka më kulturë në Dhërmi apo në vijën bregdetare të jugut.

Auron Tare në një intervistë për "Ora e Betit" në Rtv Ora ngre shqetësimin se në Shqipëri nuk rikthehet asnjë turist, po bie cilësia e tyre pasi vendi nuk shihet si atraktiv por thjeshtë i lirë.

Tare: Ne nuk kemi turistë që rikthehen. Po të shikosh cilësinë e turistit sa vjen e bie si cilësi. Ankohen njerëzit që turistët blejnë bukë dhe hanë nëpër apartamente. Shqipëria nuk është më një vend atraktiv por shikohet si një vend i lirë. Nuk është ky turizmi që ne duhet të zhvillojmë.

Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në vend e megjithatë të gjitha këto po i jepen privatit.

Tare: Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në rajon, në Ballkan. Ne jemi barbarë të ardhur nga malet dhe nuk kemi lidhje me civilizimin romak të Durrësit, me civilizimin e famshëm të qyteteve antike përgjatë vijës bregdetare. Ne kemi një shtet i cili nuk do ti mbajë, nuk do ti rregullojë, dhe ja japin privatit. Unë them të merremi më tepër me turizmin e barinjve, të fokusohemi te barinjtë sepse ndoshta shkojmë në origjinë.