Komisioneri i BE, Oliver Várhelyi viziton nesër Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 16:30
Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi do të vizitojë nesër Shqipërinë.
Várhelyi, së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të vizitojnë bypass-in Vlorës të financuar nga BE-ja.
Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.
Vizita do të fillojë në orën 19:00.
