Pyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë në flakë, zjarri përparon drejt Dhërmiut

Mali i Çikës në Vlorë po digjet prej tri ditësh. Orë pas ore situata po bëhet shqetësuese, ndërsa flakët po zbresin drejt Dhërmiut. Për shkak të terrenit, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa nga ajri, tashmë dihet që shteti s'ka kapacitete.

Pyjet po digjen. Këto pamje tregojnë Malin e Çikës në Vlorë.

Prej tre ditësh është në flakë.

Situata orë pas ore po bëhet shqetësuese.

Flakët po përparojnë drejt fshatit Dhërmi, por ende nuk paraqesin rrezik për zonën e banuar.

As Parku Kombëtar i Llogarasë nuk kërcënohet.

Për shkak të terrenit, forcat zjarrfikesë e kanë të pamundur për të vënë nën kontroll.

Nuk ka një bilanc zyrtar, por përllogaritet se flakët kanë përfshkruar disa hektarë të malit dhe kanë shkrumbuar kryesisht shkurre e bimësi.

Flakët kanë përfshire edhe pyllin me pisha të Gjinarit në Elbasan.

Dyshimet në të dy rastet janë për zjarrvënie të qëllimshme, por deri më tani asnjë person nuk është i ndaluar.

Që me nisjen e sezonit të verës, në vend janë shënuar disa dhjetra raste të zjarreve, mes të cilave edhe në ishullin e Sazanit në Vlorë.

Zjarrfikës me mjete të kufizuara, ushtarë e punonjës të Zonave të Mbrojtura janë lënë të përballen me flakët me kazma e lopata.

Ndërkohë mbrëmjen e të mërkurës vatrat e zjarrit në malin e Çikës, po përhapen me shpejtësi si rrjedhojë e erës së fortë bregdetare.

Zjarri ka avancuar duke iu afruar zonës së Llogorasë dhe po zbret në pjesën e poshtme në Kondraqe.

Edhe pse gjendet disi larg saj, rreziku mbetet konstant. Mbetet e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrje nga ajri nuk ka patur edhe pse prej tri ditësh zjarri është aktiv dhe me përmasa edhe më të mëdha.

Shqipëria nuk ka avionë të posaçëm zjarrfikes, ndërsa helikopterët që përdoren për ndërhyrje nga ajri janë në remont.

Pyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë nëPyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë nëPyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë në

Pyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë nëPyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë nëPyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë në

Pyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë nëPyjet me pisha po digjen, mali i Çikës tri ditë në