Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, 2 persona të plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 15:42
Aksidenet i rëndë në aksin Milot- Rrëshen në dalje të Rubikut.
Një automjet tip "Volsvagen" ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugës.
Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vengjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ketij aksidenti.



