E dinë akoma drejtor, Tare thirrje Agjencisë së Kombëtare të Bregdeteve: Hiqni numrin tim nga website, po më luajnë mëndsh!

Auron Tare ka drejtuar për 4 vjet Agjencinë Kombëtare të Bregdeteve.

Por edhe pse prej marsit të 2019 nuk është më në atë pozicion, ai tregon për "Ora e Betit" se njerëzit vazhdojnë ta thërrasin në telefon orar e pa orar për çështje të bregdetit.

Arsyeja? Institucioni nuk ka hequr numrin e tij të telefonit nga ëebsite zyrtar.

Andaj ka një thirrje për ta.

Tare: Unë e kam drejtuar për katër vjet. Themelimi, gjetja e zyrave etj etj. Meqenëse unë kam një konflikt interesi. Është diçka që lindi si një koncept dhe një ëndërr shumë e bukur për të disiplinuar vijën bregdetare por se çfarë ndodh më unë nuk kam ndonjë dijeni. Fatkeqësisht numri im është ende në ëebsite të institucionit. Unë ka katër vjet që jam larguar dhe njerëzit më marrin në telefon në 2 të natës kur jam në Amerikë. Marr shkas të bëj me dije, hiqni numrin nga institucioni se po më luajnë mendsh. Më marrin njerëzit për çështjet e bregdetit dhe unë nuk kam lidhje fare.