Punime në Unazën e Madhe/ Devijim nga rruga kryesore për 10 ditë, ja cilat segmente do të bllokohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 16:10
Në vijim të punimeve që po bëhen në Unazën e Madhe në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të bllokohet segmenti i unazës Lindore Farkë-Shkozë.
Mjetet do të devijojnë nga rruga kryesore, do të kalojnë nga do të kalojnë në rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.
Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.
Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë.