“Rama përgjegjës për 20 kompanitë fiktive me vjedhje 189 milion dollarë”, Xhixho: SPAK është sot përpara provës
Nënkryetarja e LSI për integrim Erisa Xhixho në një denoncim të radhës për mediat inkurajoi sistemin e drejtësisë që ti shkojë deri në fund hetimeve lidhur me afërën e inceneratorëve.
“Drejtësia e re nuk duhet ti lexojë ligjet duke u shërbyer qeveritarëve siç bënte drejtësia e vjetër, përndryshe çdo investim për drejtësinë e re barazohet me zero”, u shpreh Xhixho.
Erisa Xhixho: Janë 20 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milion dollarë. Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skeme kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të miratohej një skemë e tillë grabitjeje, ndaj SPAK ka në dorë dokumentat provat dhe padyshim besimin tonë. Më shumë se kurrë SPAK është sot përpara provës me megaaferën e 30 viteve të fundit. Drejtësia e re nuk duhet ti lexojë ligjet duke u shërbyer qeveritarëve siç bënte drejtësia e vjetër, përndryshe çdo investim për drejtësinë e re barazohet me zero.
