Deputeti gjerman: Procesi i Berlinit këtë vit do të nis një proces ekonomik, sinjal i ri për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur një konferencë për shtyp me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç.

Deputeti gjerman Ahmetoviç shprehu mbështetjen për Kosovën, kërkoi hapjen e negociatave mes  Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe tha se Procesi i Berlinit këtë vit do të nis një proces ekonomik, gjë që sipas tij është sinjal i ri për Shqipërinë.

Adis Ahmetoviç: Duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën. E dyta Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin negociatat. E meritojnë, duhet ta kishin marrë vite më përpara këtë hap. Mënoj që të kemi një status të ri dhe për Bosje-Hercegovinën dhe për Kosovën në BE. Dhe e fundit kemi kontakte shumë të mira me kryeministrin e Malit të Zi, ndoshta të jetë në BE në vitin 2025.

"Në Procesin e Berlinit duam që të nis dhe një proces ekonomik këtë vit. Sholtz ka thënë duam të kemi një staf në Berlin, jo vtëm në Bruksel për këtë aspekt, ky është një sinjal i ri për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin."