Balla me deputetin e Bundestagut: Kancelari i qartë me vazhdimin e procesit të Berlinit dhe anëtarësimin e vendeve në BE
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç.
Gjatë fjalës së tij Balla falënderoi Ahmetoviç dhe kryetarin e delegacionit gjerman pasi në Asamblen Parlamenatre të Këshillit të Europës në delkaratën e tyre dhe fjalën në Bundenstrag mbështetën Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Europës.
Taulant Balla: Do të plotësohet numri i duhur i mbështetësve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut që javën e ardhshme të mbahet Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vlerësojmë shumë Procesin e Berlinit, ka ndikuar pozitivisht në kuadër të raporteve dhe të vendeve të BE sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur që ka mundësuar që parimet e BE si liria e lëvizjes së mallrave e njerëzve të implimentohet dhe në rajonin tonë si një instrument i cili ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të qytetarëve dhe të gjithë rajoni tonë. Kancelari Sholtz është i qartë në vazhdimin e Procesit të Berlinit dhe dhe anëatërsimin e vendeve të BP në BE. Gjej rastin që të falenderoj Ahmetoviç në emër të Shqipërisë dhe të Kosovës për qëndrimin e qartë të Ahmetoviç dhe të kryetarit të delegacionit gjerman në Asamblen Parlamenatre të Këshillit të Europës për delkaratën e tyre dhe fjalën në Bundenstrag për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Është një qëndrim i qartë dhe që ishte një prej mbështetjeve të para që Kosova mori në kuadër të anëtarësimit në Këshillin e Europës.