I mësyjnë banesën ku jetonin me qera, tre të arrestuar për vjedhjet e dyqaneve në Fier, shikoni videon
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 10:24
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier nën akuzën e disa vjedhjeve në dyqanet e qytetit.
Personat u arrestuan në lagjen "8 shkurti", Fier, në një banesë që ata e kishin marrë me qira. Mësohet se të rinjtë kishin rreth 4 vite që jetonin aty.
Ata akuzohen se kanë vjedhur shuma parash në disa dyqane rrobash, një dyqan ushqimore dhe vjedhjen e fundit e kanë bërë sot në një dyqan celularësh.
Ndërkohë policia po bën kqyrjen e banesës ku të arrestuarit kanë qëndruar këto vite.