Thyen bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë, 15 avokatë i nënshtrohen masave disiplinore
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 12:15
15 avokatë do t'i nënshtrohen sot masave disiplinore, ndëshkim me gjobë, pezullim license dhe deri në propozim për heqje license.
Avokatët sipas Dhomës së Avkatisë, kanë thyer bojkotin e vendosur prej saj në të gjithë vendin.
Vendimi do të merret sot, në orën 14:30, në mbledhjen e organizuar nga Komisioni i disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë.
Ndërkohë nesër në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve.