Pyjet me pisha po digjen/ Mali i Çikës tri ditë në flakë, zjarri drejt Dhërmiut
Mali i Çikës në Vlorë po digjet prej tri ditësh. Orë pas ore situata po bëhet shqetësuese, ndërsa flakët po zbresin drejt Dhërmiut. Për shkak të terrenit, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa nga ajri, tashmë dihet që shteti ska kapacitete.
Pyjet po digjen. Këto pamje tregojnë Malin e Çikës në Vlorë. Prej tre ditësh është në flakë. Situata orë pas ore po bëhet shqetësuese.
Flakët po përparojnë drejt fshatit Dhërmi, por ende nuk paraqesin rrezik për zonën e banuar. As parku Kombëtar i Llogarasë nuk kërcënohet.
Për shkak të terrenit, forcat zjarrfikesë e kanë të pamundur për të vënë nën kontroll Nuk ka një bilanc zyrtar, por përllogaritet se flakët kanë përfshkruar disa hektarë të malit dhe kanë shkrumbuar kryesisht shkurre e bimësi.
Flakët kanë përfshire edhe pyllin me Pisha të Gjinarit në Elbasan. Dyshimet në të dy rastet janë për zjarrvënie të qëllimshme, por deri më tani asnjë person nuk është i ndaluar.
Që me nisjen e sezonit të verës, në vend janë shënuar disa dhjetra raste të zjarreve, mes të cilave edhe në Ishullin e Sazanit në Vlorë.
Zjarrfikës me mjete të kufizuara, ushtarë e punonjës të zonave të Mbrojtura janë lënë të përballen me flakët me kazma e lopata.
Shqipëria nuk ka avionë të posacëm zjarrfikes, ndërsa helikopterët që përdoren për ndërhyrje nga ajri janë në remont.


