ARRSH jep 6.5 milion euro për rrugën Fier-Vlorë, Bozdo: Antiligjore thirrje organeve të drejtësisë

Anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo në një komunikim për mediat ka denoncuar aferën korruptive me tenderin për riparimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë.

Bozdo u shpreh se ARRSH i ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës jo ofertës më të mirë prej 4.5 milion euro  por të katërtës  prej 6.5 milion euro.

Sakaq ai iu bëri thirrje organeve të drejtësisë duke thënë “ të jenë në krye të punëve dhe pushtet i pavarur jo degë qeverisë.”

Eno Bozdo: Për riparimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë ARRSH nuk kursehet sikur ti kish paratë trashëgim nga babai. Evis Berberi ja ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës jo ofertës më të mirë prej 4.5 milion euro por të katërtës  prej 6.5 milion euro. Dy milion më shumë që nuk vijnë nga xhepi i tij as i Ramës por i taksapaguesve shqiptarë. Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin gines me vendimet antiligjore të papërgjegjshme dhe të kushtueshme. PD denoncon  një akt të tillë i cili nuk ka precedent në vende normale ku qeverisja është transparente dhe llokaridhënëse. Pse kalohet tek e katërta në listën e ofertave dhe shmangenb tre të parat? Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurrueset? Pse nuk ka transparencë në vendimmarrje? PD kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë për shpenzime të tilla abuzive dhe korruptive. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë që të jenë në krye të punëve dhe pushtet i pavarur jo degë qeverisë.